PROJEKTI "SITOS"
Objektivi i përgjithshëm i Sitos është të modernizojë sistemin arsimor në Shqipëri duke u bazuar në eksperiencat e mëparshme. Në mënyrë specifike objektivi i projektit është që të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies nëpërmjet prezantimit të portalit e-Education. Platforma ofron një ndërfaqe të thjeshtë përdorimi.
Qëllimet e këtij projekti janë:
1. T’i sigurojë qasje në SITOS të gjithë institucioneve arsimore, mësuesve dhe nxënësve të sistemit parauniversitar në DAR Qarkun e Tiranës.
2. Të forcojë njohuritë e mësuesve dhe nxënësve në fushën e teknologjisë dhe informacionit duke siguruar module ICT për të gjithë.
Për implementimin e projektit SITOS, në bashkëpunim me MAS dhe me përfaqësuesit e Bit Media Albania është hartuar një një plan trajnimi per nivelet e ndryshme te projektit Sitos.
Janë trajnuar 104 mesues nga shkollat e Qarkut të Tiranës per perdorimin e sistemit SITOS si administratore te sistemit me te drejta me te plota se mesuesit e thjeshte me datat 28, 29, 30, prill dhe 3, 4, 5, 9 maj 2016.
Gjithashtu janë trajnuar 64 mesues per perdorimin e funksionaliteteve te SITOS me datat 23, 24, 25, 26 maj 2016.
Do të trajnohen në vazhdimësi 64 mesues per vleresimin e nxenesve dhe me pas rreth 20 mesues te perzgjedhur mire ne koordinim me MAS per krijimin e content-it digjital.
Foto nga trajnimi: (shkarko pdf)