Udhëzime për tërheqjen e fotokopjeve të testeve, MSH 2014
Sqarim mbi procedurën e vlerësimit të testeve të provimeve MSH 2014
Procedura e vlerësimit të testeve të provimeve të maturës është bazuar në nenet 28, 29 dhe 30 të Rregullores së MSH 2014.
Për vlerësimin e testeve të Maturës Shtetërore është hartuar një skemë vlerësimi (për çdo provim), e cila publikohet në faqen e internetit të MAS dhe AKP. Kjo skemë përdoret nga tëgjithë vlerësuesit që korrigjojnë përgjigjet e nxënësve.
Përpara se të vijohet me korrigjimin e testeve, të gjithë vlerësuesit trajnohen me qëllim qartësimine të gjitha procedurave.
Përzgjedhja e vlerësuesve kryhet çdo vit. Korrigjuesit e testeve janë mësues të shkollave tëmesme me një përvojë jo më pak se 5-vjeçare në arsimin e mesëm.
Vlerësuesit në përfundim të korrigjimit mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e tyre. Çdo përgjigje testi i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri- tjetri.
Testet janë të kodifikuara dhe rakordimi i tyre bëhet në fund të ditës. Në rast mospërputhje të vlerësimit midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për vlerësimin përfundimtar. Pas kësaj, në përfundim të vlerësimit, përgjegjësi i vlerësimit nënshkruan në tabelën e vlerësimit të testit bashkë me vlerësuesin e tretë.
Bazuar në neni 36 të Rregullores së MSH për pasaktësi në korrigjim vlerësuesit penalizohen deri në largimin nga puna.
Testet e dyshuara për kopje merren në shqyrtim nga KOPOTED-i (Komisioni i Posaçëm i Testeve të Dyshuara), një komision i ngritur në MAS me urdhër të Ministrit. Për të gjitha parregullsitë që konstaton KOPOTED-i, për PAP, AP, AS, i propozon KSHP njërën prej masave të parashikuara në nenin 36 të kësaj Rregulloreje. KSHP merr vendimin përkatës dhe ia përcjell organit të emërtesës për zbatim.
Në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2014, neni 28, pika 8 specifikohet: “Maturanti/Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KShMSh-së. Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë.”
Procedura që duhet ndjekur për të marrë kopje të testit:
1- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve Gjuhë shqipe e letërsi, Matematikë dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar A1 ose A1Z, në periudhën 20 deri 25 qershor 2014.
2- Kërkesa e Maturantit/Kandidatit për fotokopje te testeve të lëndëve me zgjedhje, dorëzohet pranë shkollës ku ai ka aplikuar me A1 ose A1Z, në periudhën 01 deri 05 korrik 2014.
3- Drejtoritë e shkollave, listën e kërkesave bashkë me faturat e pagesës, i dërgojnë në KMSh-të përkatëse, brenda datës 08 korrik 2014.
4- KMSh-të pasi kanë marrë nga shkollat kërkesat për fotokopje i dërgojnë ato, me email dhe me shkresë zyrtare në AKP, brenda datës 10 korrik 2014.
5- AKP dërgon në KMSh të çdo DAR/ZA-je, fotokopjet e testeve brenda datës 30 korrik 2014.
Bazuar po ne rregullore, AKP nuk ben rishikim te testeve, vetem ne rastin e gabimeve teknike (sekretime gabim, hedhje pikesh gabim).
Theksojmë, maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.