Ne datën 11.10.2017, në gjimnazin “Isa A Boletini” Vorë, u zhvillua një orë e hapur në laboratorët digjital me tableta. Mësimi u zhvillua në lëndën gjeografi, nga mësuese M. Braho me teme “ Kosava”. Në këtë orë mësimi, morën pjesë mësuesit e gjimnazeve që mbulon Tirana Qark të lëndës gjeografi. Në fund të orës së mësimit, nga diskutimet e vetë mësuesëve doli në pah, se ora e mësimit i arriti objektivit të saj. Mësuesja zhvilloi një orë mësimi interaktive, ku në përgjithësi spikatën aftësitë e saj, në përdorimin e teknollogjisë në mësimdhenie. Mësuesit pjesmarrës shprehën gadishmërinë, që të përfshiheshin edhe ato në këtë projekt të mësimdhënies me tableta në shkollat e tyre.