Në kuadër të  nismës së re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Shkolla të hapura për prindërit”, nga data 1 – 10 tetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të qarkut të Tiranës u organizuan takime me prindërit e komunitetin, në kuadër të transparencës dhe mirëqeverisjes së institucioneve arsimore, përmes angazhimit të përbashkët të personelit arsimor dhe prindërve të nxënësve.   

Ky proçes ishte mjaft i rëndësishëm dhe u zhvillua sipas nje plani të mirë menduar ku u bënë  ftesa nominale për çdo prind të shoqëruar me qëllimin e aktivitetit dhe agjendën e takimit, çdo shkollë hartoi dhe afishoi një kalendar për takimet me prindër (sipas klasave/ paraleleve), çdo drejtor shkolle bëri prezantimin e tij dhe stafit drejtues me të gjithë prindërit e nxënësve të shkollës, pastaj mësuesi kujdestar u prezantuan  prindërve në takim planin vjetor dhe atë të veprimtarive të shkollës.

Aktorët pjesëmarrës në takime diskutuan dhe morrën pjesë aktive duke  bërë rekomandime për përmirësimin e planit të zhvillimit të shkollës si dhe nënshkruan sipas një formati të hartuar nga shkolla.

 

Përfaqësuesit e  drejtorisë arsimore rajonale të qarkut Tiranë  monitoruan takimet e zhvilluara me prindër gjatë këtyre 10 ditëve sipas një grafiku të përcaktuar nga titullari i këtij institucioni.