"Dritero Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Është padyshim personazhi më i spikatur i letrave shqipe......"
Ishin këto, disa nga fjalët e para te hapjes së aktivitetit organizuar dhe zhvilluar sot në shkollën e mesme te bashkuar "Ymer Lala" Surrel, me rastin e 85 vjetorit te lindjes se shkrimtarit, poetit, publicistit dhe Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtarëve e të Artistëve të Shqipërise, Dritero Agolli.
Për nder të këtij shkrimtari e poeti të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, si një ndër fituesit e disa çmimeve e shumë nderimeve për vite me radhë, nxënësit e shkollës sonë performuan me thjeshtësi dhe bukur, vargje nga poezia e D. Agollit. Nxënësit folën mbi jetën dhe veprimtarine e e tij letrare. Me pas, u dha një koncert i shkurtër me këngë e valle duke i percjell shkrimtarit të shquar urimet më të mira, plot shëndet e jetëgjatësi! Të gjitha këto u realizuan nën kujdesin dhe punën e drejtorise së shkollës dhe të mësuesve të letërsisë.
Foto nga aktiviteti (shkarko pdf)