100  Vite  arsim, 100  vite kulture, që u  kurorëzuan  në  një  aktivitet  të  organizuar  nga  shkolla  e  mesme  e  bashkuar  Farke,  nën  kujdesin e  Drejtorisë   Arsimore  Rajonale  të  Qarkut   Tiranë dhe  Njësisë  Administrative  Farkë  .

U  përmbush  1  shekull, që kur  kjo  zonë  arsimdashëse, mirëpriti  diturinë  në  gjirin  e  saj. Përpjekje  të  shumta që  nga viti 1916 e deri  më  sot,  bënë  që  shkolla  e  mesme  e  bashkuar  e  Farkës   të  kthehet   në  një  shkollë   dinjitoze,   prej  së   cilës   dolën   breza  të  tërë  nxënësish.  Mësues   dhe    ish-mësues,  nxënës  dhe  ish-nxënës ,  kuadro  të  dalë  nga   kjo  shkollë,  festuan  në  një   koncert  festiv    me  pjesëmarrjen  e  Znj.  Eglantina  Metani,  drejtoreshë  e  Drejtorisë   Arsimore  Rajonale të Qarkut Tiranë,  Z. Mateo Shaba, Administrator  i Njësisë  administrative  Farkë, Znj.  Besjana  Dede  drejtoreshë e Drejtorisë  së  Shërbimeve sociale pranë Bashkisë së Tiranës, Znj  Bora  Panajoti  Nënkryetare  e  Këshillit  të Qarkut  etj. Koncerti ishte  takim emocionues  mes brezash, që  kanë  shënjuar  historikun  e  kësaj  shkolle.

Gjatë koncertit të organizuar nga grupi artistik i shkollës,  të cilët i përshëndetën të pranishmit  me manifestime sportive,kënge, valle, video, intervista etj. U certifikuan nga DARQ Tirane me  Certifikatën  e mirënjohjes dhe  disa   ish-kuadro  të  shkollës. 

 

Gëzuar   100-vjetorin shkolla  e  mesme  e bashkuar  Farkë!

Foto nga aktiviteti (shkarko pdf)