Gjimnazi “Sadi Nuri “ Ndroq uron një mirëseardhje ndryshe për këtë fillim viti shkollor 2016-2017. Për të gjithë nxënësit, të cilët do të ulen në bankat e kësaj shkolle për herë të parë në klasat e X, të XI dhe maturantët që janë krenaria e saj në 13 shtator.
Me rikonstruksionin e saj shkolla paraqet një infrastrukturë ndryshe, më mikpritëse për të gjithë nxënësit, komunitetin dhe stafin pedagogjik, andaj ky vit do të jëtë ndryshe në shumë aspekte. Më shumë energji pozitive, më shumë projekte me në fokus nxënësit.
Një urim i veçantë për të gjithë ne që na frymëzon të punojmë akoma më shumë për arritje në rezultate më të larta dhe për të nxitur frymën bashkëpunuese me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin na e dhanë me pjesëmarrjen e tyre kryeministri Z. Edi Rama Ministre e Arsimit Znj. Lindita Nikolla dhe drejtoresha e DAQRT znj. Eglantina Metani.
Një surprizë e bukur, veçanërisht për nxënësin Erdi Muça, të cilit i përkonte datëlindja me fillimin e vitit te ri shkollor dhe morri si dhuratë dy libra.
Urojmë të jetë një ogur i mirë për të gjithë në këtë fillim viti.
1. Foto (mjedise te shkolles para dhe pas investimit).
2. Foto (nga vizita)