Aktivitet me rastin e 7 Marsit në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore

Më datë 06.03.2014 në ambjentet e Medresesë së Tiranës u organizua një aktivitet në bashkëpunim me drejtoritë arsimore të Tiranës dhe të Qarkut Tiranë. Në aktivitet ishin të ftuar pjesëtarë të drejtorive arsimore dhe drejtues të shkollave 9-vjecare dhe të mesme. Aktiviteti filloi me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e medresesë. Brendësia e programit ishte e larmishme dhe e mbushur me momente prekëse. Këngët, poezitë dhe pjesët teatrale lanë mbresa të vecanta tek të pranishmit. Pas programit  të pranishmit patën  mundësinë të shkëmbejnë urimet reciproke me njëri - tjetrin .