1. Në vijim të porosisë së Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla për zbatimin e kalendarit të orëve të hapura për klasën e parë dhe të gjashtë drejtoritë e shkollave kanë treguar kujdes për sigurimin e pjesëmarrjes së komunitetit të prindërve, me synim marrjen e informacionit të nevojshëm për zbatimin e kurrikulës së re me kompetenca.Theksojmë faktin se kjo praktikë ka nxitur më tepër mësuesit e klasave respektive për një përgatitje serioze si dhe ka krijuar një klimë bashkëpunimi të shkollës me komunitetin për një shkollë të hapur dhe miqësore. Orë të tilla janë realizuar në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë.