Dita e mësuesit është një ditë e shënuar për arsimin shqiptar, e cila daton që me hapjen e shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës më 7 mars  1887. Kjo është një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare dhe mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe.  Për të përkujtuar këtë ngjarje, në javën e parë të muajit mars, në të gjitha shkollat eqarkut të Tiranës u organizuan evenimente festive në nder e respekt të mësuesve, të cilët kanë dhënë e po japin kontributin e tyre të pakursyer në edukimin e brezave.

 

Nxënësit recituan për mësuesit poezi të shkruar nga poetë të  ndryshëm ose të krijuar nga vetë ata.Gjithashtu kënduan këngë e kërcyen valle me koreografi të larmishme duke shtuar gëzimindhe harenë në këto ditë feste.  Disa nga këto momente të lumtura e tregojnë dhe buzëqeshjet e gëzuara të fëmijëve e mësuesve në fotografitë e pasqyruara më poshtë.

 

 

 

 

 

         Drejtoria Arsimore e Qarkut të Tiranës uron të gjithë mësuesit  per festën e 7 Marsit!