DAR Qarku Tiranë me datë 11.12.2014 sipas udhëzimeve të MAS organizoi Dëgjesën publike. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, kryetarë të këshillit të prindërve, kryetarë të bordit, drejtorët e shkollave, mësues dhe nxënës.

Raportin e pregatitur për këtë Dëgjesë publike e paraqiti drejtoresha e DAR Qarkut Tiranë zj. Eglantina Metani. 

Çështjet kryesore që u trajtuan në të ishin: Masat e marra nga DAR qarku Tiranë për fillimin e vitit shkollor 2014-2015; Matura Shtetërore 2013-2014 me efektet pozitive që solli mirëadministrimi dhe rankimi i shkollave sipas rezultateve të marrë nga nxënësit; shkollat e përcaktuara për zbatimin e nismës "Shkolla qendër komunitare"; prezantimi i punës që po bëhet në implementimin e Kurrikulës së re në shkollat e përzgjedhura si shkolla pilot; problematikat e rezultuara nga studimi për gjendjen e burimeve njerëzore në nivel DAR/ZA sipas udhëzimit të MAS nr.21 dt. 23.07.2010 për normat e punës mësimore-edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e arsimit parauniversitar”

.

Më pas drejtorët e shkollave të mesme që u listuan në dy vendet e para të renditjes rajonale, përkatësisht shkolla "Isa Boletini" Vorë dhe shkolla e mesme Farkë, prezantuan punën e tyre e cila i coi në këtë rezultat maksimal për t'u bërë shembullin edhe për shkollat me rezultat më të dobët.

Gjithashtu u bënë publike arritjet e deritanishme të shkollës 9-vjecare Katund i Ri në kuadër të nismës "Shkolla qendër komunitare"  si dhe ecuria e zbatimit të kurrikulës së re në shkollën 9-vjecare Vorë nga drejtorët e shkollave respektive. 

 

Drejtoresha zj. Eglantina Metani shprehu se "Synimi i sotëm i shkollave të DAR qarkut Tiranë ka qenë cilësia, por do të punohet akoma më fort që të arrihet një mësimdhënie dhe mësimnxëniesa më cilësore në të ardhmen, duke u ofruar nxënësve kushte më të mira nëpër shkolla dhe staf pedagogjik me arsimin përkatës dhe të kuafikuar"