CEREMONIA PËR MBYLLJEN E VITIT SHKOLLOR PËR MATURËN SHTETËRORE NË SHKOLLËN E MESME “ISA. BOLETINI” VORË
Më datën 23 Maj 2014 në mjediset e shkollës së mesme “Isa Boletini” u organizua ceremonia festive me rastin e mbylljes së shkollës së mesme për maturantët e vitit 2014. Në aktivitet morën pjesë ish nxënës, stafi pedagogjik, prindër, përfaqësues të bordit të shkollës. Atmosferës festive mes këngësh dhe urimesh me njëri –tjetrin iu bashkua fjala përshëndetëse e drejtorit të shkollës, kryetarit të bordit, dhe mësuesve kujdestarë.
Ndër të tjera drejtorja e shkollës u shpreh: ”Kam kënaqësine të ndaj me ju sot kurorëzimin e 3 viteve sakrificë, mund dhe sukses të përbashkët. Ju nesër do jeni mjekë, jurist, mësues, punëtorë, secili sipas mundësive dhe aftësive të tij. Nuk ka rëndësi. Një gjë duhet tju udhëheqë në jetë: drejtësia, mosparagjykimi, mirësia, profesionalizmi, respekti dhe dashuria. Mbeshtetuni tek këto elemente dhe suksesi do të jetë i sigurtë”.