Më datë 21.04.2014 në ambjentet e Shkollës ‘’Sadik Stavileci’’, Drejtoria Arsimore e Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Universitetin Hëna e Plotë Bedër, Komunën Kashar, ZA-Kavajë, ZA- Kamëz si dhe drejtoritë e shkollave të mesme të  qarkut, organizuan aktivitetin ‘’Konkurim Vlerash’’.

Në aktivitet ishin të ftuar Ministrja e Arsimit Znj. Lindita Nikolla, pjesëtarë të drejtorive arsimore, drejtues të shkollave të mesme dhe nxënës të këtyre shkollave të cilët prezantuan punimet më të mira artizanale. Morën pjesë 25 shkolla: shkolla  “26 Marsi” Kavajë, shkolla e mesme Vaqarr, Farkë, Mullet, Krrabë, Ibë e mesme, Surrel, Kashar Qendër, Shëngjergj, Zall Bastar, Baldushk, “Elez Isuf Ndreu” Bathore, “Gramoz Palushi” Babrru, Prezë, “Ibrahim Rugova”, “Migjeni”, “Isa Boletini” Paskuqan, “Synej” Kavajë, “Aleksandër Moisiu” Kavajë, Paskuqan II, “Isa Boletini” Vorë , Ndroq, “Myslym Shima” Yzberisht, “Sadik Stavileci”, Pezë e madhe

Numri e punimeve pjesëmarrëse në konkurs 372 gjithsej.

Llojet e punimeve pjesëmarrëse në konkurs 20 lloje punimesh: instalacion, aplikacion, pikturë,, pikturë grafit, punim artistik, punim me grep, punime me mjete të riciklueshme, punime guri, punime me gdhëndje, punime balte, punime në vaj, punime druri, punime me shkumë deti, veshje,  prozë, CD,  poezi, ese, libër, album, poemë.

Cmimi 1:Shkolla e mesme Ndroq, Rexhina Beqiri instalacion.

Cmimi 2:Shkolla e mesme Krrabë, Meglan Rrumbullaku punime druri

Cmimi 3:Shkolla e mesme Vorë ,Elton Shkurti  pikturë