Gjatë muajit prill 2014 në 10 shkolla të Qarkut të Tiranës u organizua Konkursi për të Drejtat e Autorit. Me datë 10 prill nxënësit fillimisht konkuruan brenda shkollës me 60 pyetjet e dërguara për projektin, prej ku nxorrën nga 6 nxënës fitues për secilën shkollë. 

Faza e dytë u organizua ndërmjet 5 shkollave të mesme dhe 5 shkollave 9-vjecare me datë 15 prill në ambjentet e shkollës 9-vjecare ’17 shkurti” Qesarakë. Nga kjo fazë dolën 2 shkolla fituese për secilin cikël konkretisht: Shkolla “17 Shkurti”, 9-vjecare Vorë ( 9-vjecare) dhe “Isa Boletini”, “Sadik Stavileci” (të mesme). Në këtë fazë konkursi u organizua me shkrim me 14 pyetje ku nxënësit e plotësuan në grup, që të provohej sa të aftë ishin ata të bashkëpunonin së bashku. Gjithashtu edhe 6 pyetje me gojë, një pyetje për secilin pjesëtar grupi.

 

             

 

              

Në fazën e tretë konkursi u organizua mes dy shkollave në disa rubrika: si: Poster, fletëpalosje, projekt, prezantim informues në power point dhe pyetje rrufe nga juria. Këtu dolën fitues shkollat “17 Shkurti” Qesarakë dhe “Sadik Stavileci” Prezantimi i nxënësve ishte i një niveli të lartë, duke marrë parasysh dhe mendimin e jurisë që i vlerësoi. Diferenca mes shkollave ishte shumë e vogël, c’ka tregonte seriozitetn me të cilin kishin punuar ata dhe mësuesit që i kishin pregatitur. Shkollat fituese konkuruan në rang vendi me shkollat e qarqeve të tjera.