Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet MAS dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të organizohet Konkursi me temë “Mbro privatësinë tënde gjatë lundrimit në internet”, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit të nxënësve të moshave 10-15 vjeç për mbrojtjen e jetës private gjatë lundrimit në internet.

 

Informacion mbi aktivitetin:
 
·         Punimet duhet të përmbajnë: emrin e nxënësit, klasën, ditëlindjen, si dhe lejen me shkrim (sipas formularit të pëlqimit bashkëngjitur) të prindërve, që punimi të mund të publikohet nga ana e Zyrës së Komisionerit, apo Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
·         Mësuesve përgjegjës do t’iu shpërndahen për njohje dy fletëpalosje të cilat gjenden bashkëngjitur. Për çdo informacion tjetër qe mund të nevojitet mund të kontaktoni në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
·         Kriteret mbi të cilat Komisioni i vlerësimit do të bazohen, janë: 
a) përputhja e krijimtarisë me temën e konkursit;
b) origjinaliteti i krijimtarisë;
c) niveli artistik i krijimtarisë.
·         Shpallja dhe njoftimi i fituesve të konkursit bëhet brenda datës 15 janar 2016. Parashikohet të shpallen nga 3 fitues për të dy kategoritë.
·         Fituesit do të shpërblehen me një dhuratë, ose ekuivalentin e saj në lekë.
·         Për të gjithë pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata pjesëmarrje në konkurs, të cilat do të dërgohen me postë në adresat e shkollave pjesëmarrëse.
·         Aktiviteti i ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në qytetin e Tiranës.
·         Nxënësit fitues nga rrethet do të shoqërohen nga një mësues ose prind në këtë aktivitet.
·         Shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga Zyra e Komisionerit.
·         Do të ftohet edhe Radio-Televizioni Publik Shqiptar në pasqyrimin e këtij aktiviteti.