Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

 

Ka të drejtë të zhvillojë praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Mbeshtetur në Nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar,si dhe referuar shkresës së MAS me Nr .5245 prot datë 22.08.2023 “Për zhvillimin e praktikes profesionale në profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin mësimor 2023-2024”.

 

Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2023-2024 do bëhet në portalin e-albania

 

Afati i aplikimit në portal për periudhën e parë  është nga data 28.08.2023-07.09.2023.



Dukumentacioni që kërkohet:



1. CV e praktikantit; 

 

2. Fotokopje e noterizuar e diplomes  Bachelor me lista notash;

 

3. Fotokopje e noterizuar e diplomes  Master  me lista notash;

 

4. Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;




  • Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:                      

 

-ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

 

a-viti i përfundimit

b-numri i matrikullimit

c-data e diplomimit



  • Në mungesë të një dokumentacioni të sipercituar , çon në skualifikimin e dosjes!