STEMA E REPUBLIKES - BLACK

MINISTRIA E ARSIMIT
AGJENCIA KOMBËTARE  E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR TIRANË
ZYRA VENDORE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR KAMËZ

 

.                                                                    Kamëz, më 02.02.2026

 

 

NJOFTIM

PER KUALIFIKIMIN E MESUESVE PER VITIN SHKOLLOR 2025-2026

 

Drejtuar : Institucioneve të arsimit parauniversitar – ZVAP Kamëz

 

KRITERET E PRANIMIT PËR KUALIFIKIM

 

Në zbatim të nenit 59 të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe udhëzimit nr. 17, datë 22.07.2024, “Për kriteret dhe procedurat e kualifikimit të mësuesve”, i ndryshuar, dhe ne shkresen Nr.894 Prot date 30.01.2026 ju informojmë se:

Mësuesit që duhet t’i nënshtrohen prosedurës së kualifikimit duhet të aplikojnë në platformën SMIP brenda datës 3 Shkurt 2026, duke plotësuar rubrikat përkatëse.

Mësuesit e arsimit parashkollor duhet të dorëzojnë në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) kërkesën për pjesëmarrje në kualifikim deri më datë 3 Shkurt 2026.

 

Pas miratimit të kërkesës në SMIP, të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dosjen profesionale brenda datës 12 shkurt 2026, nëpërmjet shërbimit postar në adresën :

Zyra Vendore Arsimore Kamez ,Bulevardi “Nene Tereza “,Rruga “Bruksel  Nr.1”

Procedurave të kualifikimit u nënshtrohen detyrimisht të gjithë mësuesit të cilët, deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës, plotësojnë kushtet e mëposhtme për vjetërsinë e punës në arsim:

 

 

 

Për kategorinë III “Mësues i kualifikuar “

 

3,4,5 vjet kalanderike përvojë pune në profesionin e mësuesit prane institucioneve të arsimit parauniversitar/dhe institucioneve të varësisë DRAP/ZVAP

30 kredite zhvillim professional,për tre vitet e fundit ( 2023-2025 per ata qe kane 3 vite pune).

Vlerësimin e përfomancës nga drejtori i shkollës “ Mire “ ose “Shumë mirë “

Për kategorinë II  “Mësues specialist “

 

10  vite kalanderike përvojë pune në profesionin e mësuesit prane institucioneve të arsimit parauniversitar

5 vite distancë pas marrjes së kategorisë së trete te kualifikimit “Mësues i kualifikuar “

50 kredite zhvillim professional,për pesë  vitet e fundit ( 2021 - 2025 )

Vlerësimin e përfomancës nga drejtori i shkollës “ Mire “ ose “Shumë mirë “

 

Për kategorinë I “Mësues mjeshtër “

17 ose 18 ose 19 ose 20 vite kalanderike përvojë pune në profesionin e mësuesit prane institucioneve të arsimit parauniversitar

7 vite distancë pas marrjes së kategorisë së dyte te  kualifikimit “Mësues specialist”

70 kredite zhvillim professional,të fituara për shtatë   vitet e fundit ( 2019 -2025 )

C )  Vlerësimin e përfomancës nga drejtori i shkollës “Shumë mirë “

DOSJA E KANDIDATIT

Kandidati që kërkon të përfitojë shkallën e kualifikimit,pasi ka marrë miratimin nga ZVAP,dorëzon nepermjet postes dosjen profesionale  brenda datës 12.02.2026.

Vlerësimi i dosjes do të realizohet nga komisioni i ngritur me urdhër të Drejtorit të ZVAP,nga data 13.02.2026 – 20.02.2026.

DOKUMENTET E DOSJES PROFESIONALE

A ) Portofoli i kanditatit që ka fituar të drejtën sipas kritereve të mësipërme duhet të përmbajë

Jetëshkrim (CV ) me fotografi

Fotokopje e kartës së identitetit  ( e detyruar )

Formulari i aplikimit - origjinal

Diplomë me liste notash/diplomat e studimeve/Licence ( e noterizuar)

Fotokopje e noterizuar e librezes së punës e noterizuar

Certifikatat e kualifikimit e fundit ( e noterizuara)

Fotokopje e noterizuar e certifikatave me kredite ( e detyruar )

Fotokopje e noterizuar e gjuhëve të huaja/titujve nëse ka

Diplome e ciklit te dyte me 60-120 kredite,ose doktorature ne fushen e edukimit.( e noterizuar )

Vlerësimin e fundit të drejtorit të shkollës i  dhënë në fund të vitit mësimor 2024-2025, origjinali i firmosur dhe vulosur nga drejtori i shkollës dhe mësuesi i vlerësuar. ( e detyruar ).

Adresa e dergimit me poste :

Zyra Vendore Arsimore Kamez ,Bulevardi “Nene Tereza “,rruga “Bruksel  Nr.1”

 

 

 FORMULAR

APLIKIMI PER PJESMARRJE NE KUALIFIKIM 2025-2026

 

Drejtuar : ZVAP KAMEZ                                                             Kamez,me ______.02.2026

 

                                             Emer         Atesi         Mbiemer

Une i/e nenshkruari/a__________________________________________ i/e datelindjes ___________________me ID _______________________ paraqes  kerkesen time per te qene pjese  e procesit te kualifikimit 2025-2026 bashke me te dhenat si me poshte:

Vendlindja: ____________________ Vendbanimi _____________ Gjinia/Qarko     F      M

Shkolla /Kopshti ku jep mesim _________________________

Dega/Diplomimi _____________________________________

Shkalla e kualifikimit e fundit qe zoteroni ____________( I,II,III )  Viti i marrjes  _________

Shkalla e kualifikimit qe kerkoni te fitoni __________________ ( I,II,III ) 

Vjetersia e punes vetem ne arsim __________________________________________

Lenda per te cilen do te kualifikohesh _______________________________________

Lenda qe jep mesim aktualisht _____________________________________________

Cikli ku jep mesim.Qarko

A ) Arsim parashkollor

B) Arsim fillor

C) AMU

D) AML

Nr telefoni __________________ Email________________________________________

Shenim: Tek viti i marrjes se deshmise se fundit te kalifikimit do te shenoni psh 2020-2021.

Aplikanti

Emer mbiemer ___________________________ nenshkrimi _________________