NJOFTIM
Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:
-
Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar.
Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2024-2025 duhet të kryhen në portalin e-albania
Afati i aplikimit në portal për periudhën e parë për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2024-2025 është nga prej datës 02.09.2024 - 06.09.2024 deri në orën 12:00.
Dukumentacioni që kërkohet të ngarkohet në portal nga kandidatët :
1. Formular Aplikimi
2. Dokumenti i identitetit
3. Diplomat ne fushen e mesuesise (Bachelor + Master se bashku me listat e notave perkatese)
4.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;
5. Deshmi penaliteti
6. Vertetim nga Prokukoria dhe Gjykata
7. Jeteshkrimi i praktikanitit (CV)
-
Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
-
Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
a-viti i përfundimit
b-numri i matrikullimit
c-data e diplomimit