NJOFTIM

 

Kandidatet që kryejnë praktikën profesionale:

 

 

Mbështetur në shkresën e MAS nr. 5245 prot., datë 22.08.2023 “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2023-2024, si dhe në Urdhrin Nr. 100 datë 25.02.2022 për miratimin e “Rregullores për Organizimin dhe Zhvillimin e Praktikave Profesionale, për profesionin e rregulluar të mësuesit”, i ndryshuar, kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore dhe aplikimi i praktikantëve do të kryhet online nëpermjet sistemit e-albania. 

 

Aplikimi për periudhën e dytë mësimore hapet me datë  04.12.2023 deri me 15.12.2023 ora 23:59

 

Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)

 

Kandidatet që aplikojnë  për Zyrën Vendore Arsimore Kamëz duhet të jenë banore të qytetit Kamëz.

Kandidatet duhet të ngarkojnë ne portalin E- Albania  dokumentacionin si më poshtë:

1-      Cv e kandidatit për praktikë profesionale

2-      Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Master i Shkencave” me listë notash të noterizuara.

3-      Raporti mjeko-ligjor.

 

Të gjihë kandidatet që aplikojnë për praktikë profesionale në mungesë të diplomes master ,të aplikojnë me vertetim dhe listë notash ku të citohet :

1-Numri i Matrikullimit

2- Data e diplomimit

 

3- Student t’i ketë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Fakultetit

Aplikimi duhet te behet vetem nëpermjet  portalit E-albania në afatet e percaktuara. Per aplikimet jashte portalit dhe afateve nuk do te procedohet .