Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se Portali i Matures Shtetërore për aplikimin e Formularit A1Z , për aplikantët të cilët i kanë shlyer të gjitha detyrimet e Maturës Shtetërore dhe duan tëaplikojnë për në Institucionet e Arsimit te Larte publike apo private,aktivizohet duke filluar nga data 3 maj deri në datën 6 maj 2016, sipas kalendarit bashkëngjitur.
Për të gjitha aplikimet A1Z që do të kryeni  nga datat 3-6 Maj( za kamez aplikon vetem me 3 maj) duhet  të përgatitni vërtetimet me tëgjitha notat e provimeve që kandidatët do të mbartin,njësoj siç vepruat me aplikimet e mëparshme A1Z.
Vertetimet e plotesuara nga shkollat duhet te sillen pranë ZA për verifikim më date 01.05.2016, pastaj do të tërhiqen përsëri nga shkollat pas konfirmimit tonë(ju lutem të jeni korrekt në hedhjet e notave të shkallëzuara duke mos bërë gabime(nëse keni nevoje për ndihmë kontaktoni me mua në cel:0682449346)
Gjithashtu, të gjitha shkollat, të njoftojnë kandidatët, se nuk duhet tëaplikojnë në portal,nëse janë të regjistruar nëndonjë program studimi të të gjitha cikleve,në Institucionet e Arsimit të Lartë private dhe publike,pa u çregjistruar më parë nga ai program studimi. Shkollat përpara se të bëjnë aplikimin e këtyre kandidatëve duhet të marrin fletën e çregjistrimit nga programi i studimit i mëparshëm, i cili i përcillet zyrtarisht sëbashku me të gjitha dokumentat e tjera DAR/ZA-ve.
Username dhe password për aplikimet,janë njëjtat me ato që u përdorën përplotësimin e formularëve A1.
Theksojmëse nuk mund të shtoni në sistem,gjatëkësaj periudhe aplikimi , kandidatë tëcilët nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, meqenëse listat për pjesëmarrjen në provimet e Maturës Shtetërore janë përgatitur dhe si pasojë këta kandidatë do të mbeten jashtë listave dhe nuk do të mund të marrin pjesë në provimeteMaturës Shtetërore 2016. Në rast ankimimi të kandidatëve të kësaj kategorie përgjegjësia mbetet tek Drejtoria e Shkollës përkatëse.
(Formualri i plotësimit është në pdf , ju lutem plotësojeni në kompjuter)
Petrit NDREGJONI

ZA Kamze