Atmosfera festive për ditën e Flamurit po afron.Në kuadër të festave të 28/29 Nëntorit 2015, "Qëndra Kulturore e Fëmijëve" (QKF), organizoi aktivitetet festive.
Lidhur me aktivitetet e nxënësve , qytetarët shprehen se kjo ka qenë një ndër aktivitetet më të bukura.Angazhimi i mësuesve dhe nxënësve, në bashkëpunim me prindërit ka dhuruar jo vetëm emocione, por ka bërë që të gjithë të përjetojnë ndjenja krenarie kombëtare dhe patriotizmi. Gjithçka ka nisur si një stafetë nga "Qendra Kulturore e Fëmijëve"të qytetit te Kavajës,përmes aktiviteteve me temë atdhetarizmin që tashmë po përcillet nga një shkollë në tjetrën.
Aktivitetet e larmishme dhuruan emocione të papara, ku nxënësit angazhoheshin drejtpërdrejt jo vetëm me interpretime, por dhe me krijime të tyre në pikturë,këngë,kërcim,poezi etj.

