"Dhuro për fëmijët e ngujuar." Ky projekt përqafoi thellësisht nxënësit e shkollës 9-vjecare ''Vëllazërimi'' ,Babrru-Fushë . Tematika e ndjeshme dhe aktuale e këtij projekti preku zemrat dhe shpirtin e kësaj shkolle.Drejtoria e shkollës nën orientimin e Z.Mimoza Haxhiu dhe Linda Kuzali organizoi detyrat në ndihmë të kësaj sipërmarrje të rëndësishme.Me organizimin e veprimtarisë u angazhuan ''Qeveria e Nxënësve'' dhe mesueset Vera Ulndreaj dhe Albana Çeçaj. Kjo nismë që buron dashuri për jetën , u përkrah nga të gjitha klasat e shkollës.Vullnetarisht u grumbulluan ndihma në:veshje,ushqime dhe literaturë artistike.Por sensibilizimi i kaloi kufijtë. Ditën e shtunë ,ora 10 ,nën ndriçimin e kamerave të televizioneve A1 Report dhe Top Chanel u bë dorëzimi i ndihmës . Sytë e fëmijëve shkëlqenin nga emocioni dhe rëndësia e këtij projekti.Ndihma ishte simbolike,por ndjenja shumë e madhe.Çdo tingull zëri,çdo brohoritje,çdo detaj i kësaj veprimtarie të tejçonte ndjenja pozitive. Është ndjenja për jetën,ndjenja për frymëmarrjen. Falenderojmë: ZA KAMËZ,TIRANË, shkollën 9-vjeçare "Vëllazërimi",Babrru-Fushë, shkollën e mesme të përgjithshme"Gramoz Palushi",Babrru. Falenderojmë: Mësueset mbështetëse të kësaj veprimtarie! Të gjithë nxënësit që i dhanë jetë kësaj nisme! Në fund falenderojmë jetën duke bërë thirrje: " Dhuroni në emër të jetës! Jeta jepet vetëm një herë! Duajeni atë!" Shpresojmë që të tilla projekte të zhvillohen sa më shpesh!