ZA-Kamzë organizoi më 7 prill “Ditën e matematikës në shkollë”.
Asnjëherë në Kamzë nuk është zhvilluar një veprimtari e përmasave të tilla, ku të gjithë nxënësit e shkollave, nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë të jenë angazhuar njëherësh për të trokitur në dyert e matematikës.
Falenderime të sinqerta për 18 mijë e 500 nxënësit që morën pjesë, për mësuesit, të cilët, plot përkushtim u angazhuan dhe përballuan me sukses një ngarkesë të madhe dhe bënë të mundur që çdo nxënës të përjetojë një ditë ndryshe në matematikë.
Falenderojmë drejtorët e shkollave, që me administrimin e mrekullueshëm të procesit, dëshmuan se kur ka vullnet bëhen punë të mëdha.
Së shpejti do të takohemi në fazën e dytë, ku rreth 700 talente nga shkolla të ndryshme të ZA-Kamzë do të plotësojnë ngjyrat e një feste të vërtetë.
Ju faleminderit të gjithëve