Print
Hits: 2343


Shkolla Verore


Qëllimi i këtij projekti është t’u vijë në ndihmë fëmijëve, të  cilët kanë rezultate të ulta në mësime, që kanë vështirësi në të shkruar në të lexuar, në mëyrë që të arrijnë programin mësimor të shkollës për vitn në vazhdim.

Të përfshijë fëmijët që vijnë nga  emigracioni dhe kanë vështirësi në shkrimin dhe leximin e Gjuhës Shqipe.

Të perfshijë fëmijët që vijnë nga familje me probleme sociale duke shmangur mundësinë e braktisjes së shkollës


Objetivat e projektit:


Në fund të klasave synohet që nxënësi:

 

1. Të eleminojë vështirësitë në dallimin e shkronjave .

2. Të lexojë pa vështirësi një tekst të dhënë.

3. Të shkruajë pa vështirësi një tekst të dhënë.

4. Të jetë i aftë të ndërtojë një tekst të shkurtër përshkrues.

5. Të dëgjojnë muzikë, të këndojnë dhe vallëzojnë.

6. Të vizatojnë bukur, të kombinojnë ngjyrat.

7. Të aktivizohen fizikisht në lojëra të ndryshme, për të mësuar dhe për t’u argëtuar.

8. Të ndërtojnë postera, objekte të ndryshme me letër,  karton,  plastelinë.


Procesi:


Shkolla verore është një iniciative e World Vision në vitin 2012. Procesi është drejtuar nga Grupi i Edukimit dhe ka pasur një përfshirje të drejtorive të tre shkollave të Bathores dhe Zyrës Arsimore Kamzë.

 

Këtë vit procesi ka nisur që në fund të muajit Mars me një numër takimesh planifikimi dhe është finalizuar në muajin Korrik me fillimin e klasave verore. Shkolla verore u zhvillua në periudhën 1-31 Korrik 2013 dhe kishte një program nga e hëna deri të premten për  4 javë rresht. Për të matur inpaktin e kësaj shkolle mësuesit hartuan një test paraprak dhe një test final dhe nxënësit iu nënshtruan këtij testi.