Print
Hits: 3825
Përshëndetje,
Bashkëlidhur gjeni informacionin për programin e bursave të studimit “ Youth Exchange and Study”, i njohur si programi YES.
Ky është një program që financohet nga Departamenti Amerikan I Shtetit dhe administrohet nga Shoqata “American Councils for international Education” .
Ky program u jep mundësinë nxënësve të shkollave të mesme, të moshës 15-17 vjeç për të kaluar një vit në SHBA, në një shkollë amerikane dhe për të jetuar në një familje mikëpritëse amerikane. Programi YES është një program bursash që bazohet në një konkurs të hapur.
Materiali bashkëlidhur jep informacione mbi konkurimin (intervistën) si dhe mundësinë për t’u njohur më nga afër me kushtet e kriteret që nevojiten për t’u plotësuar dhe llojin e programit qe ndiqet,.
Lutem, krijoni mundësinë për informimin e nxënësve pasi mund të ketë nxënës që dëshirojnë të jenë pjesë e programit.
Faleminderit