NJOFTIM
Kandidatet që kryejnë praktikën profesionale:
Mbështetur në shkresën e MAS nr. 5245 prot., datë 22.08.2023 “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2023-2024, si dhe në Urdhrin Nr. 100 datë 25.02.2022 për miratimin e “Rregullores për Organizimin dhe Zhvillimin e Praktikave Profesionale, për profesionin e rregulluar të mësuesit”, i ndryshuar, kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore dhe aplikimi i praktikantëve do të kryhet online nëpermjet sistemit e-albania.
Aplikimi për periudhën e trete mësimore hapet me datë 05.03.2024 deri me 15.03.2024
Kohëzgjatja e praktikës profesionale që kryhet nga praktikanti është një periudhë mësimore (3 muaj)
Kandidatet që aplikojnë për Zyrën Vendore Arsimore Kamëz duhet të jenë banore të qytetit Kamëz.
Kandidatet duhet të ngarkojnë ne portalin E- Albania dokumentacionin si më poshtë:
1- Cv e kandidatit për praktikë profesionale
2- Fotokopje të noterizuara të diplomave Bachelor me listë notash dhe Master i mësuesisë “Profesional ” ose “Master i Shkencave” me listë notash të noterizuara.
3- Raporti mjeko-ligjor.
Të gjihë kandidatet që aplikojnë për praktikë profesionale në mungesë të diplomes master ,të aplikojnë me vertetim dhe listë notash ku të citohet :
1-Numri i Matrikullimit
2- Data e diplomimit
3- Student t’i ketë shlyer të gjitha detyrimet ndaj Fakultetit
Aplikimi duhet te behet vetem nëpermjet portalit E-albania në afatet e percaktuara. Per aplikimet jashte portalit dhe afateve nuk do te procedohet .