Shkolla 9-vjecare "Mehmet Babamusta", së bashku me psikologen Marinela Alia, zhvilluan një trajnim "PEI", i cili lidhet me planet e edukimit individual për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Ky trajnim kishte si qëllim njohjen e mësuesve me një plan "PEI",si ta hartojnë një plan të tillë,si ndikon ky plan në mësimnxënie,integrimi dhe socializimi i nxënësve me aftësi të kufizuara etj.
Gjithashtu në këtë trajnim u fol dhe për kuadrin ligjor të planeve "PEI", si e parashikon ligji shqiptar dhe cfarë nenesh përmban ai.
Shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara është një pikë takimi që e vendos fëmijën në një reaitet shoqëror,që ndikon shumë tek fëmija dhe lë gjurmë në jetën e tyre.Kështu pra prania dhe mësimdhënia nga ana e mësuesit është mjaft e rëndësishme.
Në fund të këtij trajnimi, u mirëpritën ide dhe kritika nga mësuesit rreth planit "PEI", të cilët e quajtën këtë trajnim mjaft të vlefshëm për mesimdhënien dhe mësimnxënien nga nxënësit me aftësi të kufizuara.