Print
Hits: 2612

Shpesh ndihemi të pafuqishëm kur përballemi me problem të mëdha dhe në të shumtën e rasteve mendimi i parë është se nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar diçka apo për të zgjidhur problem të tilla, të cilat ndikojnë në shumicën e rasteve direkt në jetët tona dhe të komunitetit.
I tillë është edhe problem i mbetjeve dhe plehrave në Shqipëri. Shume shpesh janë bërë projekte dhe organizuar aksione të vogla për të ndryshuar gjëndjen e mjedisit që na rrethon por në shumicën e rasteve gjithcka ka mbetur plan projekt në letër ose edhe ndonjë aksion i ndërmarrë është kufizuar në shumë pak km përgjatë ndonjë bregdeti apo bregut të ndonjë liqeni.
Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për plehrat e konsumimit të përditshëm, për të cilat ne si popull konsumator shquhemi për pandërgjegjësimin e hedhjes apo grumbullimit të tyre në vëndet e caktuara por edhe për vendgrumbullimet jo-ligjore të cilat nuk janë të pakta në numër por zënë një përqindje të madhe mbledhjesh.

Po kush e organizon?

Green Line Albania, një organizatë jofitimprurëse e cila drejtohet nga të rinj me pasion për të bërë ndryshime në Shqipëri, qofshin këto ndryshime në të mirë të ambjentit, të shoqërisë apo ndryshime që ju vijnë në ndihmë nxënësve dhe studentëve.

 Objektivat

Përfituesit:
Përfituesit direkt të këtij projekti janë të gjithë shqiptarët, shëndeti i tyre  dhe mjedisi në të cilin jetojnë. Ky projekt-aksion do sjelli përfitime edhe mbi turizmin dhe turistët e shumtë që vizitojnë vëndin tonë çdo vit dhe përballen me plehra sapo dalin nga oborri I aeroportit.
Përfitues indirekt është Shteti Shqiptar dhe Integrimi në Evropë, duke qënë se një nga pikat që shteti shqiptar duhet të përmbushi për tu antarësuar ëshë edhe menaxhimi dhe lëvizja për një ambjent sa më të pastër. Kursimi I fondeve të shtetit është një pikë kyçe që sjell realizimi I këtoj projekti në mënyrë vullnetare nga të gjithë. Kursimi I kohës dhe bashkëpunimi që do lindi midis OJF-ve të Shqipërisë që ky aksion të kryhet çdo vit në Shqipëri.