Ne daten 15.05.2017, ne kuadrin e realizimit   te  aktiviteteve me teme: “IT education in our schools”ne gjimnazet ku implementohet e-learning,  konkretisht ne gjimnazin "Isa A Boletini" Vorë, u realizua ore mesimi e hapur ne lenden matematike, me teme "Perseritje: perkembimet, dispozicionet dhe kombinacionet". Ora e mesimit u zhvillua nga mesuesja e lendes matematike Miranda Kulla. Mernin pjese, mesuesit e lendes matematike te gjimnazeve te DAR Qarkut Tirane. Mori pjese gjithashtu,  specilaisti isektorit IT pranë DAR Qarkut Tiranë,  Z. Astrit Qefalia. Ne fund te ores se mesimit, u zhvillua nje diskutim interesant, ku mesuesit pjesmares vleresuan avantazhet qe jep teknologjia ne fushen e mesimdhenies dhe nxenies, duke shprehur gadishmerine per ta perdorur edhe ato, ne rast te zgjerimit te ketij projekti ne shkollat e tjera te Qarkut Tirane.