Në shkollën ”ISA BOLETINI” u zhvillua një aktivitet në kuadër të nismës “ Shkolla Qendër Komunitare “.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i nxënësve dhe komunitetit lidhur me të ushqyerin e shëndetshëm,
angazhimi gjithpërfshirës i palëve mësues-nxënës-prindër-komunitet dhe shpallja e gatimeve më të mira nga nxënësit.
Secila klasë kishte këndin e saj në oborrin e shkollës, të cilin klasat e arreduan një orë përpara zhvillimit të aktivitetit.
Nxënësit përveçse ushqimeve pergatitën postera, fletëpalosje lidhur me të ushqyerit e shëndetshëm, si edhe sloganin për klasat e tyre,gjithashtu kishin pergatitur menutë që ata ofronin në këtë panair.
Angazhimi i nxënësve në këtë aktivitet ishte maksimal,ata kishin pergatitur produkte ushqimore ku mbizotëronin perimet,zarzavatet, frutat si bazë e piramidës ushqimore.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar dhe prindër, të cilët duke ndjekur këtë aktivitet dhanë mesazhin e tyre lidhur me të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.
Të ardhurat e panairit kaluan për ndihmë të familjeve në nevojë.
Panairi i ëndrrave dhe Ideve i organizuar më 10 qershor 2015 në Muzeun Kombëtar
“Panairi i Ëndrrave dhe Ideve-Shkolla si Qendër Komunitare” është panairi më i ri i çelur në mjediset e Muzeut Historik, me pjesëmarrjen e mbi 45 shkollave nga i gjithë vendi, të cilat prezantuan projekt-idetë e tyre për zhvillimin e shkollës.
Nëpërmjet ekspozimit të tyre, panairi i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me partnerët “UNICEF”, “Save the Children”, “World Vision”, synoi nxitjen e përfshirjes së komunitetit, biznesit dhe aktorëve të tjerë në realizimin e këtyre projekteve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend.
Shkollat që morën pjesë në “Panairin e Ëndrrave dhe Ideve”, përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme që realizuan gjatë dy viteve, prezantuan gjithashtu edhe qëllimin dhe filozofinë e projektit të MAS, “Shkolla si Qendër Komunitare”.
DARQ Tiranë u përfaqësua në këtë aktivitet nga 6 shkolla, ku :
Ø Shkolla 9 vjeçare Yzberisht u vlerësua me çmimin “Për veprimtari në fushën e gjithpërfshirjes” me projektin “ Jemi dhe ne-romët”
Ø Shkolla 9 vjeçare Vorë u vlerësua me çmimin” Për partneritet dhe bashkëpunim me komunitetin” me projektin “ Qendër Komunitare”
Punimet e shkollave:
9-vjeçare Yzberisht dhe 9-vjeçare Vorë të cilat u vlerësuan me
çmime.
Lista e SHQK të DARQ Tiranë, viti mësimor 2015-2016.
Nr |
Shkolla Qendër Komunitare |
Kordinatori i SHQK |
1 |
Gjimnazi " Ibrahim Hasmema" |
Sonila Memia |
2 |
Gjimnazi "Sadik Staveleci" |
Mirela Çeço |
3 |
Gjimnazi "Isa Boletini" |
Lavdim Gjura |
4 |
Shkolla 9 vjeçare Mezez -Koder |
Mustafa Halili |
5 |
Shkolla e Mesme Bashkuar Farkë |
Oriola Idrizi |
6 |
Shkolla e Mesme Bashkuar" Feti Vogli" Baldushk |
Astrit Sulika |
7 |
Shkolla 9- vjecare "Katund I ri" |
Regjina Garunja |
8 |
Shkolla 9-vjecare Yzberisht |
Juliana Muçi |
9 |
Shkolla 9- vjecare Marqinet |
Dilaver Shpati |
10 |
Shkolla 9-vjecare Vorë |
Aleksandër Papa |
11 |
Shkolla 9-vjecare Yrshek |
Manila Kaca |
Projekt i Shkollës Qendër Komunitare 9-vjeare Yrshek
Tema:“UNË MUND…”
Nxënës pjesëmarrës |
Prindër pjesëmarrës |
Mësues pjesëmarrës |
250 |
55 |
10 |
Tema është zhvilluar më,06.05.2016 është pritur me interes nga komuniteti dhe nxënësit të cilët janë angazhuar maksimalisht duke treguar shpirtin e tyre human dhe solidar.Qëllimi i projektit ishte të sensibilizonim opinionin publik për të kthyer sytë nga fëmijët me nevoja të veҫanta si rasti i Estelës së vogël 4-vjeҫare,nëpërmjet një panairi gatimesh të përgatitura nga nxënësit dhe komuniteti.Gatimet do të shiteshin dhe fitimet,të ardhurat e grumbulluar do t’i dhuroheshin vajzës.Panairi u realizua me sukses dhe u grumbulluan 12500 lekë të reja të cilat iu dhuruan Estelës së vogël. (shkarko)
Shkolla Qender Komunitare "Isa A Boletini" Vore.
Tema "Promovimi i vlerave humanitare" (shkarko pdf)
Në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare gjimnazi” Ibrahim Hasmema “Mullet organizoi panairin me temë “Të ruajmë traditat “
Në këtë panair morën pjesë nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Hasmema”Mullet . Pjesë e këtij panairi u bënë perfaqësues të komunitetit me prezantimet e tyre. Gjatë këtij panairi u servirën ushqime si traditë e trevave të ndryshme ,u organizua një paradë me veshje popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë,u ekspozuan punime dore dhe relike të ndryshme të ruajtura me fanatizëm nga stërgjyshërit tanë. Përgjatë këtij aktiviteti pati një koncert me këngë dhe valle të të gjitha trevave. Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues nga drejtoria arsimore ,përfaqësues nga njësia administrative Petrelë,prindër dhe pjesëtare të tjerë të komunitetit.
Foto nga aktiviteti: (shkarko pdf)
SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE “SADIK STAVILECI” KATUND I RI
Shenjtërimi i Nënë Terezës
Me rastin e Shenjtërimit te Nënë Terezës më datë 18.10.2017 nxënësit e shkollës tonë në bashkëpunim me senatin përgatitën një aktivitet kushtuar kësaj date. Nxënësit u paraqiten me ese, poezi, material me videoprojektor, shprehje të ndryshme të Nënë Terezës. Tashmë e bërë traditë në SHQK “SADIK STAVILECI”, edhe këtë vit nxënësit ndërmorën nisma humanitare. Nxënësit të frymëzuar nga mirësia dhe humanizmi i Nënë Terezës, kontribuan për familjet në nevojë të komunitetit të tyre dhe gjithashtu ata bashkëpunuan me organizatën “Fundjava ndryshë”. Ata sot u munduan të përcjellin fjalën e Nënë Terezës duke bërë gjëra të vogla por me dashuri të madhe. Nxënësit treguan vullnetin dhe dëshirën e madhe që kanë për të punuar e për të arritur shumë në jetë. Në këtë aktivitet morën pjesë dhe shumë banorë të komunitetit, të cilët treguan interes dhe e ndoqën aktivitetin me deshirë të madhe.
Sigurisht që pjesmarrës ishin drejtues, mësues dhe nxënës të shkollës.
G