NJOFTIM
Në përputhje me Udhëzimin e MAS nr. 56, dt. 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe të largimit nga puna të mësuesit në institucionin publik të arsimit parauniversitar” ”
Aplikantët të dorëzojnë në drejtorinë e shkollës brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së vendit të lirë këto dokumente:
1. CV dhe kopje të dëshmive apo dokumente që vërtetojnë pohimet në CV (sipas shtojcës 1 të udhëzimit)
2. Tabelën e të dhënave të aplikantit (shtojca 2 e udhëzimit)
3. Raportin mjeko-ligjor
4. Dëshminë e masave disiplinore në fuqi në ngarkim të tij (nëse nuk ka, një deklaratë që nuk ka masë disiplinore në fuqi)
5. Dëshmi penaliteti të lëshuar brenda 3 muajve të fundit
6. Dy rekomandime nga mësues dhe drejtorë që kanë punuar me aplikantin (sipas shtojcës 3 të udhëzimit)