Zyra Vendore Arsimore Kamez njofton të gjithë personat që zotërojnë diplomë në fushën e mësuesisë dhe që nuk jane pjesë e Portalit “Mësues për Shqipërinë”, por qe kane deshire te punojne si mesues me kontrate me afat te caktuar jashte portalit ne shkollat e juridiksionin e ZVA Kamez, qe:
Te dorezojne dosjen personale ne Sekretarine e ZVA Kamez, e cila gjendet ne adresen Bulevardi "Nene Tereza", Rruga Brukseli, Kamez. Dosja duhet te permbaje dokumentacionin e meposhtem:
Kërkesën me shkrim;
CV ku te jene te shenuar adrese emaili funksionale dhe numer telefoni;
Fotokopje të noterizuar të të diplomave me listë notash;
Dokument per njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
Librezë pune;
Çertifikata kualifikimi (nëse ka);
Çertifikata trajnimesh (nëse ka).
Duke ju falenderuar,
ZYRA VENDORE ARSIMORE KAMEZ