NJOFTIM PËR KUALIFIKIMIN E MËSUESVE!
Të gjithë kandidatët për provimin me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar, për vitin shkollor 2019-2020, ju bëjmë me dije se provimi do të zhvillohet në datat 20, 21, 22, 23 dhe 24 korrik 2020, ora 10:00 deri më 12:30.
Kalendari dhe lista emërore, me orët përkatëse për çdo kandidat, do të publikohet në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.
Provimi do të zhvillohet në institucionet arsimore : gjimnazi"Ismail Qemali" dhe shkolla 9-vjeçare "1 Maji" ,në Tiranë.
Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe në vijim të masave parandaluese të përhapjes së tij, nëpërmjet urdhrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, provimi do të zhvillohet duke zbatuar rregullat e mëposhtme:
1) Kandidati duhet të respektojë rregullat e distancimit fizik dhe të higjienës.
2) Në ditën e provimit, secili kandidat duhet të mbajë detyrimisht maskë dhe doreza dhe të respektojë distancimin fizik.
Gjithashtu, gjatë paraqitjes në provim, kandidati duhet të zbatojë rregullat e mëposhtme:
a) Të jetë i pajisur me dokument identifikimi;
b) Të mos ketë me vete celular dhe sende të tjera të panevojshme për zhvillimin e provimit;
c) Kandidati duhet të paraqitet së paku 30 minuta para fillimit të provimit;
Shënim: Për të gjithë kandidatët e regjistruar, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, lëndën, si dhe ditën e provimit në faqen zyrtare të QSHA-së, në adresën www.qsha.gov.al
Ju urojmë suksese!