Print
Hits: 257

 

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR  PRAKTIKËN PROFESIONALE PERIUDHA TRETE VITI SHKOLLOR 2025-2026

 

Ju njoftojmë se është hapur sistemi i regjistrimit të praktikantëve në praktikën  profesionale për periudhën e tretë mësimore  nga data 03.03.2026 deri me datë 14.03.2026 .

Aplikimi do të bëhet në e-Albania.

Dokumentat që do të ngarkohen detyrimisht në sistemin e-Albania është si më poshtë :

1. Jeteshkrim

2. Formular Aplikimi

3. Diplomat ne fushen e mesuesise (Bachelor + Master se bashku me listat e notave perkatese te noterizuara )

4.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;

5. Vertetim nga Prokukoria dhe Gjykata

6. Vetedeklarim i gjendjes gjyqesore

Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:  

Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

a-viti i përfundimit

b-numri i matrikullimit

c-data e diplomimit