NJOFTIM

 

Subjektet që kryejnë praktikën profesionale:

 

  1. Kanë të drejtën për të zhvilluar praktikën profesionale kandidati, që ka fituar diplomën universitare në fushën e mësuesisë sipas ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Mbeshtetur në nenin 57 të ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republiken e Shqipërisë” i ndryshuar.

Aplikimi për zhvillimin e praktikës profesionale për vitin shkollor 2024-2025 duhet të kryhen në portalin e-albania

 

Afati i aplikimit në portal për periudhën e parë për zhvillimin e praktikës profesionale  për vitin shkollor 2024-2025  është nga prej datës 02.09.2024 - 06.09.2024 deri në orën 12:00.



Dukumentacioni që kërkohet të ngarkohet në portal nga kandidatët :



1. Formular Aplikimi

 

2. Dokumenti i identitetit

 

3. Diplomat ne fushen e mesuesise (Bachelor + Master se bashku me listat e notave perkatese)

 

4.Raporti mjeko- ligjor nga qëndra shëndetsore e njësisë së banimit;

5. Deshmi penaliteti

 

6. Vertetim nga Prokukoria dhe Gjykata

 

7. Jeteshkrimi i praktikanitit (CV)

 

  • Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:                      

 

  • Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar

 

a-viti i përfundimit

b-numri i matrikullimit

c-data e diplomimit