Print
Hits: 2277
Bashkia e Tiranës me datën 23.08.2017 inaguroi ndërtimin e terreneve të reja  sportive për 220 nxënësit e fshatrave të Shëngjergjit që frekuentojnë shkollën e mesme të bashkuar në Verri. Investimi u përfundua në pak javë duke i dhënë nxënësve të shkollës dhe gjithë komunitetit të zonës tre fusha të reja sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se investimet në zonat rurale, si ky në Verri, nuk kanë asnjë dallim nga ato të shkollave të tjera në qendër të Tiranës. Në aktivitet ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga MAS-i dhe DAR i Qarkut Tiranë
Gjithashtu, Veliaj theksoi se këto terrene sportive nuk do të funksionojnë vetëm gjatë orëve të paradites, kur edhe zhvillohet mësim në shkollë, por ato do të përdoren edhe gjatë pasditeve dhe gjatë ditëve të pushimit  nga komuniteti për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive
Foto (shkarko)