Me Kujdesin e Bashkia Kavajë dhe ZA Kavajë dhe mbështetjen e KOKSH dhe MAS, Federata Shqiptare e Atletikës, F.SH.F., QKF Kavajë,në bashkpunim me Komunitetet Mësues, nxënës & prindër të shkollës 9 - Vjeçare Golem, por edhe të shkollave 9 - Vjeçare të Bashkia Kavajë “ Rilindja ”, “ M. Babamusta ” , “ 3 Dëshmorët ” Rrakull, Synej, Luz, Qerret ..Kurorzuan me sukses
" Dita Olimpike Golem 2016 "
Nisma e MAS “ Shkolla si qendër Komunitare ” tashmë është një realitet dhe të krijon një ndjesi të mirë… Le të merret shembull nga veprimtaria e shkollës 9 - Vjeçare Golem me rastin e veprimtarisë " Dita Olimpike Golem 2016 " Edukimi olimpik në shkollë, jo vetëm si model,por si veprimtari gjthpërfshirëse,ku veç komunitetit mësuesn nxënës, prindër të Komunës Golem ishin ftuar edhe fëmijë & mësues e drejtues nga shkollat 9 - vjeçare të Bashkisë Kavajë, sigurisht të mbështetur nga Komuniteti i Prindërve.
Le të dalim nga korniza " shkolla ime ” dhe nga “ Unët ” e tjerë për të kaluar në shumësin "NE bashkpunojmë,bashkveprojmë,japim dhe mësojmë nga njëri –tjetri,konkurojmë me njëri –tjetrin, sepse vetë jeta është një hapsirë e pafundme ku fëmijët që sot përgatiten të konkurojnë dhe të jenë të aftë për sfidat që mund të hasin nesër" .
Bashkveprimi , konkurimi në veprimtari të përbashkëta mes shkollave të Bashkia Kavajë, më tej Qarkut,e ne shkallë kombëtare e mbarkombëtare dhe nderkombëtare,le të jetë modeli i një koncepti modern për Shkollën si Qendër Komunitare
Një shoqëri e emancipuar nuk e tregon veten kur godet “ veset e kohëve moderne ”pasi ato janë bërë të “ kudotakuara ”, por kur i parandalon ato, dhe një nga mjetet më efikase sot është edukimi olimpik.