Ne ambjentet e Pallatit te Kultures "KAVALJON", nxenesit e klasave te VIII-ta te shkolles 9- vjecare "Fiqiri Kurti", vune ne skene me shume profesionalizem, fazen e fundit te projektit ne lenden e Edukimit Muzikor te titulluar: "Dasma tradicionale kavajase", si pjese e rendesishme e folklorit popullor shqiptar. Ky projekt u mbeshtet financiarisht nga nxenesit dhe ndihma e pakursyeshme e drejtorise se shkolles, si dhe pjesetareve te komunitetit te prinderve, Qendres Kulturore te Femijeve, te cilet treguan gadishmerine e plote per venien ne dispozicion te amjIenteve dhe veshjeve popullore.
Prania e Drejtoreshes se Drejtorise Arsimore Rajonale te Qarkut Tirane znj. Eglantina Metani, si edhe perfaqesueve te Zyres Arsimore Kavaje, ishte nje vleresim i madh qe iu be ketij projekti, qe ne thelbin e saj percillte kultivimin e vlerave tradicionale folklorike te zones se Kavajes. Ne kete shfaqje nxenesit e shkolles sone, treguan te gjitha doket, zakonet, ritualitetin origjinal te nje dasme kavajase, e cila ishte vene ne skene ne vitin 1957 nga trupa amatore e atehershme e qyteti tone, dhe 59 vite me vone nxenesit tane guxuan ta sjellin ate, duke shpalosur karakteristikat e kercimit dhe kendimit te kengeve qytetare kavajase dhe valleve te zonave te ndryshme te Shqiperise.